Në Spitalin Rajonal të Vlorës, përveç fëmijëve të helmuar në kopshtin numër 10, tanimë kanë filluar të mbërrijnë dhe të rritur me të njëjtat simptoma.
Simptomat e pacientëve kanë qenë të vjella të nëjpasnjëshme dhe diarre të shpeshta. Monstrat për analiza nuk janë marrë ende nga stafi mjekësor, të cilat do të identifikonin qartazi arsyet e kësaj mini-epidemie që ka plasur në qytetin bregdetar.
Kujtojmë që 5 fëmijë janë paraqitur për trajtim mjekësor pas dyshimit për helmim, 4 pardje dhe një i mitur ditën e djeshme. Po ashtu, dhe prindër të fëmijëve të tjerë kanë konfirmuar se simptoma të njëjta janë vërejtur tek vogëlushët e tyre.
Mendohet që uji i pishëm të ketë qenë shkaktar jo vetëm i helmimit në kopsht, por edhe i të rriturve të paraqitur rishtazi në spital.







