Ballina Kronika Shisnin pasaporta dhe patenta false të BE-së, arrestohen dy 22-vjeçarë në Tiranë,...

Shisnin pasaporta dhe patenta false të BE-së, arrestohen dy 22-vjeçarë në Tiranë, sekuestrohen 1700 euro

69
0

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi falsifikonin dokumente të shteteve të Bashkimit Evropian  me qëllim për t’i shitur. Në pranga janë vënë Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, të dy 22 vjeç.

Policia sekuestroi 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Imitimi”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që falsifikonin dokumente të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen dokumente polake dhe austriake, të dyshuara të falsifikuara, 1700 euro, 2 mjete dhe celularët e të arrestuarve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i përdorimit të metodave hetimore speciale dhe bashkëpunimit me gazetarët e emisionit “Piranjat”, finalizuan operacionin e koduar “Imitimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit H. B., 22 vjeç dhe B. M., 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas prodhonin dhe shitnin dokumente false të shteteve të BE-së.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi polake, 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi austriake, të gjitha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1700 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dokumenteve false, 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, dhe në drejtimin e saj, Policia e Tiranës vijon hetimin për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Tiranës falënderon gazetarët e emisionit “Piranjat”, për bashkëpunimin, dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar konform detyrave funksionale, për çdo rast të paraqitur nga media.