Ballina Politika Deputetët e PD-së gati të lënë mandatin për karrigen e kryebashkiakut, pas...

Deputetët e PD-së gati të lënë mandatin për karrigen e kryebashkiakut, pas Xhelal Mziut edhe Gjin Gjoni i gatshëm të kandidojë në Lezhë

46
0

Deputetët e Partisë Demokratike po shprehin gatishmërinë për të lënë mandatet parlamentare dhe për t’u përfshirë në garën për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Pas Xhelal Mziut, i cili nuk përjashtoi rikandidimin për Bashkinë e Kamzës, edhe deputeti Gjin Gjoni është shprehur i hapur për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Lezhës.

Gjin Gjoni deklaroi se drejtimi i Bashkisë së Lezhës nuk është pjesë e ambicieve të tij aktuale, por është i gatshëm të heqë dorë nga mandati parlamentar nëse këtë ia kërkojnë demokratët e zonës.

Ndërkohë, Gjoni komentoi edhe diskutimet për kandidatin e opozitës në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se PD po kërkon një figurë që të bashkojë jo vetëm partitë opozitare, por edhe studentët, qytetarët dhe elektoratin e pavendosur. Ai përmendi Ilir Alimehmetin si një nga emrat e mundshëm.

Pak ditë më parë, një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili deklaroi se mbetet i hapur për një rikthim në drejtimin e Bashkisë së Kamzës, ku ka shërbyer për tre mandate radhazi, nga viti 2007 deri në vitin 2019.

Deklaratat e dy deputetëve vijnë në një kohë kur Partia Demokratike ka nisur procesin e identifikimit të kandidaturave për kryetarë bashkie, ndërsa mbetet ende e hapur çështja e një formule të përbashkët me partitë e tjera opozitare.