Ballina Aktualitet Të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00/ Sindikata e Punonjësve...

Të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00/ Sindikata e Punonjësve të Universiteteve solidarizohet me protestën e studentëve: Pedagogët t’i bashkohen tubimit

144
0

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se solidarizohet me kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që dëshirojnë të bëhen pjesë e protestës, t’i bashkohen tubimit.

“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen. Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

overlay-clever

Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.