Kryeministri Edi Rama tha se kërkesat për dorëheqjen e tij janë thjesht një iluzion. Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kreu i qeverisë deklaroi se ne protesta kishte edhe elementë të tjerë, duke përmendur “sorrat dhe korbat” dhe atë që i cilësoi si “duar të huaja”.
Rama: Aty në atë protestë kishte nga të gjitha, pjesa më e rëndësishme për mua ishte mijëra qytetarë që i kishte sjellë pritshmëria më e lartë për gjerat që i shqetësojnë,. Por që sorrat dhe korbat ishin pjese aty kjo, besoj është e qartë. Që duart e huaja ishin aty është po kaq e qartë. Nuk ka qenë as përqeshje dhe as anatemim. Iluzioni i largimit tim me dhunë, se ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me PS.
Dhuna policore, një legjende urbane e jashtëzakonshme. Ndërkohë që mbetemi i vetmi vend me një raport të përmbysur të të lënduarve. Në Dublin para dy ditësh u prita atje me agjitim të madh. Ishin në trotuarin tjetër, rruga ishte bosh. Ata rrinin në trotuar.







