Ballina Aktualitet Tjetërsuan 44 mijë m2 tokë shtet për park fotovoltaik, gjykata lë në...

Tjetërsuan 44 mijë m2 tokë shtet për park fotovoltaik, gjykata lë në burg ish kreun e Kadastrës Fier e bashkëpunëtorët

37
0

Pas 7 orẽsh seance maratonē nē gjykatēn e Fierit, trupi gjykues i pērbērē nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokuror Leonard Suçi ka vendosur vijimin e masave e sigurisē “ arrest me burg” pēr Arben Vojen , Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun ndërsa ka ndryshuar masën për Fjorelo Biden.

Ndaj tij janë vendosur tre masa me karakter ndalues: Pezullim nga detyra, ndalim jashte shtetit dhe detyrim paraqitje

Ish-drejtori i Kadastrës së Fierit, Arben Voja, aktualisht drejtor i spitalit rajonal dhe katër nëpunës vendorë po hetohen për tjetërsimin e tokës shtet në favor të një biznesi për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Ata u arrestuan të enjten, 12 nëntor, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Fierit për tjetërsimin e një ngastre toke me sipërfaqe 44 mijë metra katrorë në pronësi të shtetit në Povelçë. Sipas hetimeve, toka u regjistrua si pronë private duke përdorur të dhënat e certifikatës së një are tjetër dhe më pas u shit për 88.200 euro për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Voja dhe katër personat e tjerë janë nën hetim për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës.

Në arrest me burg
-Arben Voja, ish kreu i Kadastrës, aktualisht drejtori i spitalit rajonal
-Dilaver Shyti,  ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas,
-Anila Haxhiaj, notere

Detyrim me paraqitje
Fjorelo Bido punonjësi i ASHK-së  –
Arbina Jaupaj