Ballina Opinion Triumfi i Kombit/ Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e...

Triumfi i Kombit/ Shqiptarë, me 28 Nëntor protestoni për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni dhe tradhëtia!

21
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqipëria sot ndodhet në udhëkryq. Shqipëria sot, sovraniteti  i saj është i kërcënuar nga regjimi i korrupsionit, vjedhjes dhe i tradhëtisë.

Shqipëria sot është kapur dhe është marrë peng nga politika dhe oligarkia, dhe realiteti verteton se në Shqipëri është instaluar regjimi i korrupsionit, vjedhjes, tradhëtisë kombëtare; regjim i cili përbën kërcënim për shtetin , republikën , sovranitetin dhe kombin.

Prandaj me rastin e Ditës së Pavarësisë shqiptarët duhet të dalin e të protestojnë kundër padrejtësive, kundër korrupsionit, hajnisë dhe të tradhëtisë kombëtare të pushtetit të sotëm dhe të politikës antikombëtare të tij.

Kjo është domosdoshmëri kombëtare, sepse sot kemi një shtet antishtet, antiligj, antipublik; një shtet pronë e qeverisë, politikës dhe oligarkisë të cilët gjithçka e kanë nxjerrë në pazar, dhe që prej kësaj politike antihumane e antikombëtare Shqipëria vetëm sa po boshatiset.

Shqiptarë mos rrini indiferent, por mbështesni protestat e rinisë patriotike studentore, mbështesni kauzat e tyre.

Shqiptarë veproni sot më shumë se kurrë, dhe mos lejoni që të vendosin për qeverisjen një shtresë patronazhistësish mercenarë të pushtetit, as ata që e shesin votën për një thes miell, dhe as pensionistët që mashtrohen për një gjel deti për Vitin e Ri që ua jep kryeministri.

Shqiptarë aktivizohuni nëse me të vërtetë e doni ndryshimin, progresin, atdheun, lirinë, demokracinë  dhe mirëqënien pasi Shqipëria ka mbi 100 vite  Shtet e pavarësi, por që ajo  mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, civilizimit, shtetformimit modern,integrimit  dhe të mirëqënies.

Prandaj 28 Nëntori i vitit 2026 duhet të jetë një ditë-protestë e madhe gjithkombëtare  për çlirimin e Shqipërisë nga korrupsioni,hajdutëria, krimi dhe tradhëtia.

Shqiptarë ngrihuni fuqishëm në protestë, mos u pajtoni por kundërhtoni fort padrejtësitë, mashtrimet dhe shtypjen, tradhëtinë dhe korrupsionin, dhe nëse nuk e bëni një gjë të tillë , dhe nëse nuk triumfojnë kauzat e rinisë që po proteston prej afro 6 muajsh, dhe nëse shuhen këto protesta atëhere pasojat do t’i vuajnë Shqipëria dhe shqiptarët.

Shqiptarë protestoni në emër të së vërtetës, për gjërat më të shënjta; për interesin e familjes, kombit, për dinjitetin , personalitetin, nderin dhe për respektin edhe ndaj vetes.

SHQIPTARË  PROTESTONI DHE MJAFT MË ME SJELLJE URTË E BUTË  NDAJ  POLITIKËS SË ZULLUMQARËVE, HAJDUTËVE, TË TË KORRUPTUARVE DHE TË TRADHËTARËVE; VENDOSNI KUFINJ DHE NDËSHKONI POSHTËSINË,  KORRUPSIONIN , MASHTRIMET DHE TRADHËTITË E POLITIKËS DHE POLITIKANËVE  ANTIKOMBËTARË.

Sot Shqipëria është në udhëkryq , dhe nga ky udhëkryq atë e nxjerrin vetëm shqiptarët patriotë.Sot Rinia patriotike studentore shqiptare, protestat e saj po bëjnë zgjimin dhe po japin kushtrimin për ndryshimin që sjell besim e shpresë se Shqipëria bëhet, prandaj shqiptarë dilni në protestë, dhe me 28 Nëntor t’a detyroni dorëheqjen e kësaj qeveria tërësisht të korruptuar e të papërgjegjshme kombëtarisht; dilni në potestë për shëmbjen e këtij regjimi antipublik të korrupsionit, të kësaj diktature të korrupsionit.

Për shqiptarët është fat i madh që tashmë rinia është vënë në krye të misionit historik  për dhënien fund të komunizmit dhe të tranzicionit pseudodemokratik; për realizimin e misionit historik të Triumfit të Kombit,të patriotizmit dhe të demokracisë.