Deputetja socialiste Milva Ekonomi, në komision, tha se ekzistojnë instrumente ligjore për ndëshkimin e personave që shkaktojnë dëme gjatë tubimeve, duke përmendur regjistrat, gjobat dhe ndalimet nga policia. Ekonomi pretendoi se gjatë protestave të dhunshme janë dëmtuar si efektivë të policisë, ashtu edhe protestues, ndërsa theksoi se strukturat shëndetësore kanë ofruar trajtim për të gjithë të lënduarit, pa dallim.
“Kemi kaluar disa ligje dhe disa ndryshime që dëmtuesi duhet të penalizohet dhe merr përgjegjësi për dëmin që shkakton. Regjistrat, gjobat, ndalimi nga policia janë instrumente që funksionojnë. Dua të shtoj që në protestat e dhunshme, janë dëmtuar më shumë policë dhe protestues, ndryshe nga vendet e tjera europiane.
Spitalet tona kanë qenë të hapura për të dëmtuarit si nga policët si nga protestuesit. Janë trajtuar si te Trauma ashtu edhe te Nënën Tereza. Djali që ka dëmtuar syrin në Itali shkoi me paratë dhe ndërhyrjen e shtetit, kjo tregon që shteti mori përgjegjësi mbrojtje, edhe pse djali ishte me vullnet të lirë me protestuesit. Kur je te dhuna duhet të tregosh kujdes sepse dhuna është e shkëmbyeshme.”-ka thënë ajo.







