Ballina Aktualitet “Ata deputetë janë aty për interesat e oligarkëve dhe jo qytetarëve”/ Protestuesit...

“Ata deputetë janë aty për interesat e oligarkëve dhe jo qytetarëve”/ Protestuesit mbërrijnë përpara Kuvendit, aktivistja Vatnikaj: Nuk na lejuan të protestojmë

40
0

Protestuesit kanë mbërritur përpara Kuvendit, teksa nuk lejohet që të shkojnë më tutje. Kjo, pasi janë vendosur gardhe metalike dhe nuk lejohet që të mund të qëndrosh pranë parlamentit.

“Nuk na përfaqësoni” dhe “Parlament i krimit” ishin thirrjet e tyre. Kujtojmë se parlamenti është duke diskutuar për buxhetin 2027, që pritet të kalojë gjatë ditës së sotme.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se në mënyrë antiligjore, nuk janë lejuar që të protestojnë para Kryeministrisë. “Nuk na lejuan të protestojmë para Kryeministrisë, në mënyrë të ligjshme. Ata deputetë janë aty për interesat e oligarkëve dhe jo qytetarëve”.