Ballina Politika ‘Batërdi me paratë e durrsakëve’/ Cara: Bashkia e mbushur me patronazhistë, 70.6%...

‘Batërdi me paratë e durrsakëve’/ Cara: Bashkia e mbushur me patronazhistë, 70.6% e të ardhurave për paga

20
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka denoncuar atë që e cilëson një abuzim masiv me paratë publike në Bashkinë e Durrësit, duke iu referuar edhe raportit voluminoz të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

I ftuar në SYRI TV, Cara deklaroi se bashkia ka sot 2002 punonjës, ndërsa 70.6% e të ardhurave të saj shkojnë për paga, duke ngritur dyshime se administrata është mbushur me patronazhistë dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Cara kërkoi gjithashtu një auditim të thelluar të fondeve të rindërtimit, duke pretenduar se në Durrës janë përqendruar qindra milionë euro, për të cilat duhet të hetohet se ku kanë përfunduar.

Ai solli si shembuj pallate ku, sipas tij, janë paguar miliona dollarë për punime që kanë përfunduar vetëm me suvatime e lyerje, si dhe objekte që nga kapanone janë kthyer në vila.

Cara: Çdo shqiptar tani më e di që kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur ndonjëherë Shqipëria dhe ky është tani fakt. Nuk është fakt vetëm te dokumentat apo te ky raport i KLSH-së, është një raport shumë voluminoz ku tregon se çfarë është bërë në Bashkinë e Durrësit. Një batërdi me paratë e durrsakëve. Kjo tani është kthyer në një sistem, i tillë është tani i tërë sistemi që funksionon që kur ka ardhur Rama në pushtet. Të gjithë punojnë, të gjithë abuzojnë, të gjithë vjedhin para se një ditë do u duhen, që kur vjen dita e zgjedhjeve e me radhë. Besoj se ky raport, në atë që lexova, ka përsëri fusha ku KLSH duhet të auditonte, pra e ka kursyer. Do e jap vetëm me një shifër, që kjo është trend dhe për qeverinë. Që të bëjnë një krahasim, ke buxheti i qeverisë këtë vit që është 10 miliardë euro, 2.5 miliardë euro i ka vetëm për paga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative. E njëjta gjë ndodh dhe në Bashkinë e Durrësit. Kur Bashkia e Durrësit ishte e ndarë me komuna, ishte poshtë 1 mijë punonjës, tani ka 2002 punonjës, pavarësisht se u tha që me reformën territoriale do të pakësohej numri i punonjësve. Pra KLSH mund të kishte dhe një fushë tjetër ku të thonte që keni bërë shtesë në organigramë, pse është shtuar numri i punonjësve, çfarë bëjnë etj. Sikur një fletë të bardhë t’i paraqiste punonjësve dhe tu thoshte se çfarë bëjnë në një vit dhe do të shohësh që gjysma e tyre janë përfaqësues të PS, patronazhistë, numërues votash e me radhë. Është një vjedhje tjetër që bëhet në një mënyrë që ne nuk e kuptojmë se është e mbrojtur ligjërisht si të punësuar.

Këto miratohen me Këshill Bashkiak që ato kanë shumicën, ku dhe këtë vit kur ato sollën organikën, ka pasur sërish një shtesë për Policinë Bashkiakë e me radhë. Paratë e shqiptarëve nuk shkojnë në investime.

Kemi kaq kohë që i kërkojnë KLSH-së që të bëjë një auditim për rindërtimin, sepse në gjithë Shqipërinë janë 1.2 miliardë euro dhe Durrësi ka llokmën më të madhe të buxhetit. Si ka mundësi që minimumi gjysma pra 600 milionë euro në Durrës. Nuk i takon dot një auditim thelbësor ku kanë shkuar këto milionë euro se dimë pallate që kanë marrë nga 2.2 milionë dollarë dhe janë bërë vetëm suvatime dhe lyerje? Se dimë që edhe disa koteca janë bërë vila. Të gjitha këto përbëjnë më së miri se çfarë abuzimi është bërë me paratë publike.

Vetëm me të ardhurat që ka vetë bashkia, 70.6% shkojnë për pagat dhe kjo është një shifër e tmerrshme. Një bashki si e Durrësit që duhe të performonte në mënyrë të shkëlqyer sepse ka resurve pafund për të nxjerrë të ardhura, 70.6% i çon vetëm për paga.