Një lajm i trishtë ka prekur komunitetin sportiv të Pogradecit. Arqile Dinaku, i njohur nga të gjithë si “Leko”, ish-trajneri i K.F. Pogradecit, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
Lajmi për humbjen e tij ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, por edhe te sportdashësit pogradecarë. Dinaku ishte një emër i respektuar në futbollin e zonës, ku për shumë vite dha kontributin e tij si trajner, duke ia kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës sportit më të dashur.
Ikja e Arqile Dinakut përbën një humbje të ndjeshme për sportin në Pogradec dhe gjithë juglindjen, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i gjallë te njerëzit që ndanë me të pasionin për futbollin.
Sipas njoftimit të familjarëve dhe miqve, ceremonia mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit do të zhvillohet nesër, në mesditë, në varrezat e qytetit të Pogradecit.







