Ish-deputeti i PL, Petrit Vasili, kundërshton projektligjin e qeverisë për mishin e kultivuar në laborator, duke kërkuar tërheqjen e tij.
Vasili ngre shqetësime për sigurinë ushqimore dhe pasojat që, sipas tij, kjo nismë do të ketë për blegtorinë dhe fermerët shqiptarë.
Shqipëria i hap rrugën mishit sintetik, ndërsa Italia e ndalon me ligj, qeveria të tërheqë projektligjin!
Edhe këtë kishim mangët.
Qeveria e Edi Ramës ka përgatitur për miratim ligjin që lejon mishin e kultivuar në laborator.
Ndërkohë, Italia dhe Hungaria e kanë ndaluar me ligj. Po ashtu, në atë rrugë janë Franca, Austria dhe Rumania.
Po kë ndihmon një ligj i tillë që qeveria e degraduar e Edi Ramës ka përgatitur?
Shëndetin jo se jo, pasi këto produkte kanë qenë objekt i debateve të shumta dhe nuk ka asnjë garanci absolute për efektet afatgjata mbi shëndetin, të cilat në çdo rast janë të paqarta e të pasigurta.
Fermerët jo se jo, sepse ky hap shënon varrosjen përfundimtare të një blegtorie që po përjeton ditët e saj më të këqija.
Në vend që të mendojnë për subvencionimin e fortë të blegtorisë, këta bëjnë ligje për asgjësimin e saj dhe bashkë me të të produkteve shtazore aq të shëndetshme shqiptare.
Nga pikëpamja sociale, zbrazja e fshatit dhe shpopullimi thellohen në mënyrë dramatike, sepse falimentimi i fermerëve shqiptarë është i pandalshëm për shkak të futjes së këtyre produkteve me kosto shumë më të ulët, ndonëse popullata do të ushqehet me mish sintetik që as nuk paraqet garanci për sigurinë shëndetësore afatgjatë, në vend që të ushqehet me mishin vendas aq të shëndetshëm.
Tërhiqeni këtë ligj, o të mallkuar të qeverisë, dhe shtoni subvencionet për blegtorinë, se kjo është zgjidhja. Boll po heqin e po vuajnë shqiptarët me lloj-lloj patologjish nga më të rëndat e të çuditshmet, ku sigurisht një nga shkaqet kryesore është kequshqyerja dhe pasiguritë ushqimore.
P.S. Pres tani këta megafonët e paguar, hajvanët e Ramës, që të hidhen me vrap e të mbrojnë qeverinë në këtë poshtërsi të re.







