Ballina Sport ​Alonsos i jepet një tjetër mundësi, Chelsea planifikon përforcime në janar

​Alonsos i jepet një tjetër mundësi, Chelsea planifikon përforcime në janar

39
0

Chelsea nuk ka ndërmend të marrë vendim të nxituar për të ardhmen e trajnerit Xabi Alonso, pavarësisht humbjes së thellë 4-1 ndaj Leeds United në Premierligë.

Drejtuesit e klubit londinez janë të vendosur t’i japin trajnerit spanjoll kohë dhe mbështetje për ta nxjerrë skuadrën nga kriza e rezultateve.

Chelsea ka pësuar dy humbje radhazi në kampionat, fillimisht nga Sunderland dhe më pas nga Leeds, duke zbritur në pozitën e tetë në tabelën e Premierligës, me pesë pikë më pak se Liverpooli, që renditet i katërti.

Megjithatë, drejtuesit e klubit presin përmirësim të menjëhershëm të paraqitjeve dhe rezultateve, ndërsa në rast se situata përkeqësohet edhe më shumë, do të detyrohen të shqyrtojnë më seriozisht problemet brenda skuadrës.

Një prej prioriteteve të Chelseat është edhe përforcimi i ekipit gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfusha dhe mbrojtja pritet të jenë repartet ku klubi do të kërkojë përforcime, në mënyrë që Alonso të ketë më shumë mundësi për të bërë ndryshime.

Për momentin, pritshmëritë janë që Alonso të vazhdojë të jetë trajner i Chelseat edhe përtej këtij sezoni, por kjo do të varet nga rezultatet dhe zhvillimi i kampanjës.

Ndeshjet e ardhshme ndaj Nottingham Forestit dhe Crystal Palace do të jenë një mundësi e rëndësishme për Chelsean që të reagojë dhe për Alonson që të ulë presionin mbi pozitën e tij.