Ballina Rajoni Alarm në një shkollë, 17-vjeçari hap zjarr në korridor, dy persona përfundojnë...

Alarm në një shkollë, 17-vjeçari hap zjarr në korridor, dy persona përfundojnë të plagosur

27
0

Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në shkollën e parë teknike në Kragujevac të Serbisë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, rreth orës 08:00 policia është njoftuar për një incident në ambientet e shkollës, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri prej tyre dyshohet se është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi tjetër është lënduar si pasojë e thyerjes së xhamave.

I dyshuari është një nxënës 17-vjeçar i kësaj shkolle, i cili dyshohet se ka përdorur një pushkë të kalibrit të vogël në hollin e shkollës.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, kanë neutralizuar të miturin dhe e kanë arrestuar atë.

Ndërkohë, policia ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit.