Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një studio televizive, diskutoi mbi procesin e primareve në Partinë Demokratike. Ai e cilësoi këtë proces si një hap pozitiv në parim, por që në thelb mbetet një farsë.
Sipas Ngjelës, primaret nuk do të kenë ndikim në formimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse është pretenduar se ky proces po bëhet për të arritur atë qëllim.
“Si koncept ishte zhvillim. Por fakti që paskan dalë kundër Saliut u tregua që “ku shkove, atje ku ishe”. Ai ktheu prap dhunën në politikën e brendshme të PD-së. Nuk i interesojnë këta që erdhën, seç kërkon të nxjerrë, nuk kupton gjë fare. Ende nuk dimë do dënohet apo jo. Ka një barrë thesë në krah dhe merret me bretkosa, të shikojmë gjyqin”,- tha Ngjela.







