Një aksident tren-automjet është shënuar në Kosovë.
Katër persona mbeten të lënduar në Stupë të Klinës, në një aksident ku treni u përplas me një veturë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar lajmin për median në Kosovë.
Sipas Rugovës, aksidenti ka ndodhur sot në mesditë rreth orës 12:35.
“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore”,-ka thënë Rugova.
Një javë më parë një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ngjashëm në Jagodë të Klinës