Ballina Politika “Suksesi juaj këtu, sukses i Shqipërisë”/ Presidenti Begaj takon shqiptarët e Polonisë

“Suksesi juaj këtu, sukses i Shqipërisë”/ Presidenti Begaj takon shqiptarët e Polonisë

28
0

Kreu i shtetit, Bajram Begaj zhvilloi një takim me shqiptarët të cilët jetojnë dhe punojnë në Poloni. Teksa vlerësoi kontributin e tyre në shoqërinë polake, Begaj tha ato janë edhe promovuesit më të mirë të vlerave të Shqipërisë.

“Suksesi personal i të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Lodz ( Uxh) është i merituar falë angazhimit, përkushtimit dhe suksesit të tyre. Dua që me këtë rast të falënderoj edhe shoqërinë polake për hapjen e mundësive reale për këta qytetarë, të cilët lanë atdheun e tyre dhe gjetën një atdhe të dytë. Patjetër që suksesi i tyre është personal, por është sukses edhe i Shqipërisë. Nëpërmjet tyre ju keni njohur sadopak Shqipërinë”, përfundon Presidenti Begaj.

Po ashtu Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit me Poloninë. Të hënën kreu i shtetit mori pjesë në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve, ku tha se anëtarësimi i Shqipërisë në këtë platformë konsolidon rolin e saj si kontribuese për sigurinë rajonale dhe urë lidhëse midis Europës Juglindore dhe hapësirës Euroatlantike.