Ballina Sport Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në derbin e zjarrtë të Athinës

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në derbin e zjarrtë të Athinës

24
0

Tre arbitra shqiptarë do të vendosin drejtësi në një ndeshje të “play off” në Greqi.

Enea Jorgji është zgjedhur për të gjykuar derbin e Athinës, mes AEK dhe Panathinaikos. 40-vjeçari do të ketë si asistentë te tij edhe Denis Rexha e Ridiger Çokaj.

Ndeshja mes AEK dhe Panathinaikos është planifikuar të luhet më 4 Maj, ndërsa Shoqata e Arbitrave në Greqi ka zgjedhur arbitra të huaj, për të shmangur polemikat.

Enea Jorgji mban stemën e FIFA-s nga viti 2012, ndërsa karrierën në arbitrim e nisi në vitin 2009.

Panathinaikos mban vendin e dytë në renditjen për titull me 56 pikë, ndërsa AEK-u renditet në vendin e katërt me 3 pikë më pak.