Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi edhe vlerat e qytetit të gurtë.
Kjo fundjave solli në Gjirokastër rreth 75 parashutiste, shumica nga Italia, të cilët veç aventurës që kryejnë dhe shijojnë nga ajri shprehen edhe mjaft të impresionuar mbi atë çfarë ofron Gjirokastra.
Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë edhe qytetarë të apasionuar ndaj parashutizmit. Egestina Levani, organizatore e këtij eventi u shpreh se pjesëmarrësit janë ndjerë mjaft mirë në qytetin e gurtë, duke nisur nga mikpritja, akomodimi, kulinaria e padyshim pamjes që ofron ky qytet.
Aerodromi i Gjirokastrës nisi funksionin e tij në vitin 1924, me linjën drejt Tiranës e me pas drejt shtetit Italian. Ky aerodrom i cili konsiderohet edhe si trekëndëshi i Butrintit, Gjirokastrës dhe Beratit, që të gjitha pjesë e trashëgimisë botërore Unesco, të kthehet së shpejti ne aeroport civil, gjë e cila do të ndikojë pozitivisht edhe në mireqenien ekonomike të gjithë qarkut jugor.