Ballina Sport Largimi i pashmangshëm nga Reali, Ançeloti zbulon të ardhmen: Më datë 25...

Largimi i pashmangshëm nga Reali, Ançeloti zbulon të ardhmen: Më datë 25 maj do të…

33
0

Largimi i Karlo Ançelotit nga Real Madrid është i pashmangshëm. Trajneri italian është pyetur sërish në konferencë për shtyp, ndërsa përpara është ndeshja e nesërme me Selta Vigon.

Ançeloti tregoi respekt për madrilenët dhe u tregua i kujdesshëm me fjalët e tij, teksa ka kontratë të vlefshme dhe për një tjetër sezon.

“Kam shumë afeksion për klubin, lojtarët, dhe tifozët e mi. Për respektin ndaj tyre, do të flas për të ardhmen me 25 maj dhe jo më përpara”, u shpreh ndër të tjera Ançeloti.

Data 25 maj përkon me fundin e kampionatit. Më pas ndjek Botërori për klub, që Ançeloti dukshëm nuk e përfshi në planet e tij.