Ballina Opinion Triumfi i Kombit/ Protestat studentore do i japin zgjidhje krizës politike...

Triumfi i Kombit/ Protestat studentore do i japin zgjidhje krizës politike 100 vjeçare në Shqipëri

106
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

Më në fund, këto tre ditët e fundit  sikur filluan dhe u zgjuan  intelektualët, profesorët dhe akademikët shqiptarë,por për  135 ditë proteste ata nuk u dukën gjëkundi, por tani po duken këta “patriotë” të vonuar kur rinia sudentore po përballet këto ditët e fundit me egërsinë e pashembullt të regjimit, dhe kur filluan edhe mediat ndërkombëtare që të dëgjohen dhe t’i kushtojnë vëmendje protestave heroike dhe historike të rinisë studentore shqiptare.

Shqipëria nuk është sot në krizë,ajo është në krizë që kur u krijua shteti shqiptar, që kur u shpall pavarësia.Shkaktarë të kësaj krize janë politikanët dhe kryetëparët e shtetit shqiptar, të cilët shtetin e shikonin dhe e trajtojnë  si të drejtë dhe pronë private të tyre; Republikën e të gjitëve ata e pronësojnë si të tyren dhe bëjnë ç’të duan e të.

Shqipëria është sunduar nga politikanë injorantë,psiqikisht të sëmurë për delir madhështie dhe njëkohësisht  të sëmurë edhe nga kompleksi i inferioritetit; të cilët për interesa personale  kanë sakrifikuar  shtetin , interesin kombëtar ,pasuritë dhe i kanë përdorur institucionet dhe shoqërinë shqiptare si mjete e vegla të verbëra për pushtetin; nuk e kanë pasur për asgjë edhe paturpësinë për të kërkur mbështetje edhe nga agjentura dhe armqt e shqiptarëve.

Pushteti  në Shqipëri  është treguar një pushtet i lig dhe armiqsor me qytetarët shqiptar  pa dallim: si ai mbretëror,komunist dhe ky pseudodemokrat.Zgjidhjen e kësaj krize politike 100 vjeçare në Shqipëri e cila ka kulmuar me keqqeverisjen e sotme do e japë lëvizja studentore e “TRIUMFIT TË KOMBIT”.

Ja cila është rëndësia historike e këtyre protestave,që janë edhe zgjidhja njëkohësisht:

Rëndësia historike e protestave studentore

Protestat rinore studentore dhe qytetare në Tiranë të cilat  janë protesta të motivuara historikisht, patriotikisht dhe si domosdoshmëri jetike kombëtare;janë protesta për unitetin dhe integrimin gjithëkombëtar shqiptar; janë të motivuara moralisht dhe janë për ndarjen me të shkuarën, me tranzicionin, me të vjetrën politike korruptive bllokuese dhe penguese të emancipimit civil, modern e ligjor, politik, demokratik, integrues e progresiv. Më poshtë unë po parashtroj vlerësimin tim për rëndësinë e këtyre protestave:

1- Rëndësia kryesore e këtyre protestave është se këto protesta janë masive, gjithëkombëtare dhe thellësisht patriotike.

2- Këto protesta i treguan Europës se sa vitalë dhe patriotë të mëdhenj janë shqiptarët të cilët territorin, shtetin dhe atdheun e kanë të shenjtë

3- Këto protesta gjithëkombëtare vërtetuan faktin se shqiptarët janë luftëtarë që sakrifikojnë jetën për atdheun dhe kombin, por edhe se janë popull i qytetëruar dhe me kulturë shembullore të cilët dinë që të drejtat e tyre t’i kërkojnë dhe t’i mbrojnë edhe me rezistencë e protesta demokratike e paqësore.

4- Rëndësia e këtyre protestave konsiston edhe në faktin se shqiptarët kërkojnë dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por edhe njëkohësisht po tregojnë se shqiptarët kanë edhe fuqinë dhe potencialet për të realizuar vetë të drejtat e tyre kombëtare dhe demokratike.

5- Këto protesta tregojnë  se populli shqiptar, vullneti i tij është më i fort, më i madh dhe  i pa sfidueshëm prej individit, partive dhe klaneve oligarko-politike.

6- Këto protesta i treguan armiqve të shqiptarëve se shqiptarët nuk i falin trojet e tyre askujt dhe nëse e kërkon ATDHEU ata janë të gatshëm që të sfidojnë edhe gjithë botën për të mbrojtur dinjitetin, krenarinë dhe trojet shqiptare, ashtu siç kanë vepruar gjithmonë edhe të vetëm në shekuj.

7- Këto protesta i treguan dhe paralajmërojnë politikën sot dhe në të ardhmen se shqiptarët nuk durojnë të këqijat e pushtetit dhe të politikës, nuk tolerojnë korrupsionin, hajninë dhe tradhtinë; tregojnë  se shqiptarët të parin kanë atdheun dhe interesin kombëtar.

8- Këto protesta janë historike sepse ato do ia imponojnë politikës shqiptare ndërmarrjen e reformave për reformimin patriotik, demokratik,politik, strategjik, diplomatik dhe ligjor të shtetit shqiptar.

9-këto protesta po  i tregojë  politikës shqiptare dhe pushtetit se ato nuk janë të pasfidueshëm, dhe se pushteti,qeveria dhe politika kur korruptohen , shiten,  blihen e tradhëtojnë ato ndëskohen, sepse nuk janë asgjë  para forcës, fuqisë, vendimit, gjykimit dhe vullnetit të popullit.

10 -Këto protesta do t’a çlirojnë dhe do t’a modelojnë sistemin politik, do  e përsosin dhe do t’a reformojnë  civilizisht, moralisht,juridikisht, ekonomikisht dhe deokratikisht atë duke i hapur rrugën progresit e zhvillimit.