Ballina Sport Napoli sheh nga titulli, mjafton një gol ndaj Lecces

Napoli sheh nga titulli, mjafton një gol ndaj Lecces

16
0

Napoli fiton 0-1 ndaj Lecces, duke marrë një sukses të rëndësishëm në garën për titull.

Napoletanët shënuan me Lukakun në fillimin e sfidës, por goli u anulua për offside. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Raspadori, në minutën e 24-të.

Ekipi i Contes u përpoq që të dyfishonte shifrat por nuk ia doli dot.

Napoli ka 77 pikë dhe kryeson tabelën, teksa deri në fundin e sezonit kanë mbetur edhe 3 ndeshje.