Ditën e sotme në fshatin Lin të Pogradecit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë.
Mësohet se e moshuara jetonte e vetme ndërsa dyshohet se mund të jetë rrëzuar nga shkallët dhe ka humbur jetën. Trupi po dërgohet në morgun e spitalit të Pogradecit për të bërë ekspertizën mjeko ligjore.
Policia është në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat.