Një shtetase 50 vjeçare është ndaluar nga Policia e Tiranës, e cila dyshohet se përmes mashtrimit do të blinte një pronë në Tiranë dhe i ka marrë një shtetasi shumën e parave prej 36 000 euro.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.”