Ballina Opinion Ed kampioni, kryeministri ynë faqebardhë faqezi që i thotë lanet ndershmërisë dhe...

Ed kampioni, kryeministri ynë faqebardhë faqezi që i thotë lanet ndershmërisë dhe kismet hajdutërisë

30
0

Nga Ilir Dako

Fushata  partive politike është shndërruar në një miksazh i një dasme me mortin brenda, ku aktorët kryesorë nuk dinë të qajnë apo të qeshin me fitoren apo humbjen e tyre. Nëse Sali Berisha ka hyrë në këtë fushatë për të përfituar rifaktorizimin e tij pas goditjes vdekjeprurëse me “non gratën”, Edi Rama, megjithëse e ka të garantuar fitoren, rrezaton njëlloj nervozizmi të pashpjeguesëm.

Gjuha e tij fyese, denigruese, rugaçërore nuk shpërfaq relaksin e një fituesi, por marazin e një njeriu që e ka zënë një hall i madh. Pas 12 vitesh pushtet ekzekutiv dhe po aq në krye të bashkisë së Tiranës, Edi Rama manifeston në çdo takim dështimin e tij më të suksesshëm gjatë historisë të krijimit të shtetit modern shqiptar. Qeverisja e tij mund të jetë ekzemplari që do të studiohet gjatë në katedrat e universiteteve në mbarë botën, ku miti i korrupsionit botëror do të jetë Edi Rama, i cili në këto 12 vite qeverisëse ka korrur rekorde botërore në grabitje, vjedhje, shkatërrime, zhdukje prone dhe dhjetëra skandale që nuk kanë të sosur. Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim me Ed kampionin në krye, tregojnë qartazi se për këtë qeverisje flasin bëmat dhe veprat, pa pasur nevojë të hedhësh gërma në letër për të sqaruar pillëqet e një zhuli qeveritar të shndërruar në një bandë gangsterësh të tipi Arturo Ui. Ahmetaj, Veliaj, Beqja, Xhaçka, Manastirliu, Koka, Rjepaj,  Krifca, Peleshi, Kumbaro, Dako, Bufi, Mazniku, Ndreca etj, si  dhe kryekomandatja Balluku janë antarët e bandës që kanë plaçkitur këtë vend.

Plot 10 miliardë dollarë janë hedhur nga qeveria për shpenzime kapitale të cilat nuk kanë pasqyruar asnjë produkt. Asnjë rrugë e mbaruar, kanalizimet e ujrave të zeza, sistemi i furnizimit me ujë 24 orë, shëndetësia më e korruptuar në botë dhe arsimi më skandaloz ndër 35 vite qeverisje së bashku. Që nga viti 2013, shpenzimet kapitale në total, që shkojnë për infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, arsim, shëndetësi etj., kanë arritur në rreth 10 miliardë euro, por vendi ende nuk ka një infrastrukturë të përshtatshme në asnjë drejtim (rrugë, kanalizime, furnizim me ujë, shërbim shëndetësor etj.), duke dëshmuar për një eficiencë të ulët të shpenzimeve të parave të taksapaguesve.

Ka 12 vite unaza e Vlorës ende e mbyllur dhe e papërfunduar. Unaza e Tiranës 12 vite ende me probleme dhe me punime në rrugë. Tuneli i Llogarasë me vlerë 180 milion euro ende i mbyllur, megjithëse e inauguroi me dajre dhe me çingijen që kërcente me miliona eurot e korrupsionit me turqit. Rruga e Qafë Plloçës ende e papërfunduar, një investim që merr herë pas herë fonde shtesë. Rruga e Ersekës e përmbysur për faqe të zezë dhe e pambyllur akoma me investim të lënë në mes. Rruga e Dibrës ende me probleme, pas 12 vitesh ka problematika të ndryshme që kanë të bëjnë me cilësinë e punimeve dhe projektimit. Rruga Tiranë Durrës, hambari i GDP shqiptare është në gjendje katastrofike me rrugët dytësore si në luftën e parë botërore, ndërkohë që vetë kjo rrugë nuk u bë kurrë prioritet i kësaj qeverisje pasi i interesonte tuneli i Llogarasë që i krijonte facilitet për të shkuar te vilat e tij, ndërkohë që kostua e bizneseve me trafikun skandaloz në këtë rrugë është e pallogaritshme. Baypassi i Elbasanit dhe zgjerimi i koridorit të tetë Elbasan Qafë Thanë i nisur tani është një vepër që për 12 vite nuk investua kurrë për të lidhur juglindjen me Tiranën. Nuk flasim për mbylljen e rrugës së Kombit e cila është bërë barcaletë me urën e famshme të Kukësit , ku çingija ministre ka shkuar disa herë me sazet dhe grupin e saj folklorik për ta inauguruar, apo dhe për rrugën e Shkodrës e cila është kthyer në gangrenë për qarkullimin e veriut të Shqipërisë.

Gangrena tjetër për shqiptarët gjatë qeverisjes Rama është shëndetësia. Koncencionet e Edi Ramës u orientuan drejt bizneseve që kishin lidhje me atë vetë dhe ministrin e asaj kohe Ilir Beqja. Në vend të ndërtimit të spitaleve moderne ku të investohej në teknologji, ambiente të përshtatshme dhe resorse humane, u financuan miqtë e Edi Ramës nëprmjet Check Up, Hemodializës, laboratorëve dhe sterilizimit ku qindra milonë dollarë përfunduan në xhepat e  tyre  dhe jo për mirëqenien e qytetarëve.

Shëndetësia mbeti e nënfinancuar, me shpenzimet buxhetore për këtë kategori që nuk i kalojnë 3% të PBB-së, nga rreth 7%, që është mesatarja e Bashkimit Europian. Shqiptarët shpenzojnë shumë nga paratë e tyre për t’u kuruar, brenda apo jashtë vendit. Sipas Bankës Botërore, në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguajnë nga xhepi rreth 60 lekë, nga 52 lekë në vitin 2000. Në të kundërt, shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000.  Financimi nga xhepi është më i larti në Europë. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%).

Ndërkohë që arsimi shqiptar pësoi një regres të llahtarshëm duke prodhuar analfabetë funksionalë që nuk dinë shkrim, këndim dhe arithmetikë, e dhënë kjo sipas testit PISA.

Shpenzimet buxhetore për arsimin  zbritën vitet e fundit në më pak se 3% të PBB-së, nga 5% që është mesatarja europiane. Rezultatet e testit ndërkombëtar PISA (të standardizuara për shumë vende që vlerësojnë performancën e sistemeve shkollore në përgatitjen e nxënësve) për Shqipërinë sugjerojnë se më shumë se 70% e 15-vjeçarëve nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të kuptojnë tekste akademike dhe kanë aftësi të kufizuara në matematikë, teksa vendi shënoi përkeqësimin më të lartë në botë.

Vendi ka nevojë për një përmirësim radikal të sistemit arsimor, nga arsimi i hershëm deri në arsimin e lartë, ku padyshim  nuk ka qenë kurrë përparësi e politikave qeverisëse.

Pas vitit 2017, banda e hajdutëve të komanduar nga Edi Rama,  eksperimentoi me projektet e Partneritetit Publik-Privat në shumë fusha, pjesa më e madhe e të cilave rezultoi e dështuar, teksa një pjesë e madhe e tyre sot janë në hetim nga SPAK, si inceneratorët, apo koncesionet e shëndetësisë. Plot  600 milionë euro për pesë vitë me pagesë 120 milionë euro në vit  kanë shkuar nga xhepat e shqiptarëve për ortakët e Edi Ramës.

Edi Rama nuk pranon debat. Ai me egërsi mundohet të mbyllë dialogun dhe llogaridhënien për të sqaruar para elektoratit efektshmërinë e qeverisjes së tij. Nuk ka çfarë të thotë. Ai nuk ka me çtë krenohët. Me bandën që ka në burg apo ata që i ka kandidatë. Asgjë ska mbyllur. Alternativa e vetme është defi dhe tallavaja të cilën na i proklamoi si trashëgimi kombëtare.

Për Ed kampionin referuar bëmave të tij ka filluar të qarkullojë një barcaletë.

I ftuar nga një ish kryeministër dhe senator italian në vilën e tij Edi Rama u surpizua nga investimi shumë luksoz në një ambient mes gjelbërimi dhe disa mijra metra katror vilë e pyeti të nderuarin sesi i kishte bërë.

Senatori i tregoi një urë gjigande dhe i tha e shikon atë urën: “Kishte 20 këmbë, i hoqa 5 dhe ndërtova vilën”.

Kampioni ynë u enthusiazmua pa masë dhe pas disa vite kryeministrore e thirri në Shqipëri  mikun e tij. E coi te vila në Surrel, vila në Lalëz, vila në Drimadhe dhe në disa vende përallore që i ka në pronësi të vet duke u mburrur me arritjet e tij. Senatori i turpëruar me varfërinë e tij përballë Ed Kampionit e pyeti si i bëre miku im. Edi e vuri para televizorit dhe i tregoi plehrat kapicë të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës dhe i tha.

I shikon këta tre inceneratorët?

Ku janë? I tha italiani.

“Kjo është e bukura se nuk i ndërtova fare dhe bëra këto kryevepra që patë ju i dashur senator”, ju përgjigj krenar dhe i lumtur kryeministri Ed kampioni.

Kjo barcaletë e treguar nga unë mbetet gjithmonë humor dhe besoj që Ed Kampioni të na mirëkuptojë, gjithsesi i urojmë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit dhe të shpresojmë të bëjë investime të këtij niveli sa më shumë dhe zoti e bekoftë faqebardhin tonë faqezi./sot