Ballina Rajoni Ministri i Jashtëm serb: Nuk do të ketë sanksione nga BE-ja pas...

Ministri i Jashtëm serb: Nuk do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiçit në Moskë!

21
0

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç pretendon se vizita e fundit në Moskë e presidentit Aleksander Vuçiç, “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Europian (BE) e as sanksione nga Brukseli zyrtar”.

Radiotelevizionit shtetëror të Serbisë  deklaroi se gjatë javës, Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Madje, shtoi se pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, që sipas, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”.

“Nuk do të ketë ndërprerje të integrimeve europiane dhe as sanksione. Kjo do të bëhet e qartë së shpejti e ajo që mund të presim është vazhdimi i zhvillimit.” tha ai

Në Moskë, Vuçiç shkoi të enjten dhe dje mori pjesë në shënimin e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore. Ndërkaq, u takua me presidentin rus Vladimir Putin, për herë të parë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit 2022.

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, por përballet me kritika nga Brukseli për shkak të mungesës së harmonizimit të politikës së saj të jashtme me atë të Bashkimit Europian, që siç dihet i ka vendosur sanksione të rrepta Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Gjatë vizitës së javës së kaluar në Beograd, komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se për shkak të vizitës së Vuçiçit në Moskë do ta ketë “shumë më të vështirë të ndihmojë Serbinë të qëndrojë fuqishëm e orientuar drejt rrugës europiane”.

9 maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme. Të shkosh në Moskë e të festosh me Putinin ose ushtrinë e tij që po vret njerëz në Ukrainë është në kundërshtim të plotë me vlerat europiane, u shpreh Kos ditë më parë.

Pas takimit me Putinin, gjatë të cilit foli në lidhje me rritjen e shkëmbimit tregtar mes Serbisë e Rusisë, Vuçiç deklaroi se është i gatshëm t’u përgjigjet kritikave që mund të vijnë nga Bashkimi Europian.