Ballina Sport Ishte më i vjetri i Botërorit, portieri i Skocisë mbyll karrierën

Ishte më i vjetri i Botërorit, portieri i Skocisë mbyll karrierën

54
0

Portieri i Skocisë, Craig Gordon, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 43-vjeçare, duke mbyllur një karrierë që zgjati pothuajse një çerek shekulli.

Gordon ishte lojtari më i vjetër i Kupës së Botës 2026 dhe vendosi t’i japë fund aventurës së tij pas një rrugëtimi të gjatë me klubet dhe kombëtaren skoceze. Ai e nisi karrierën te Hearts në Edinburg, ku debutoi në vitin 2001.

Në vitin 2007, u transferua te Sunderland për 9 milionë funte, një shumë rekord për një portier në Mbretërinë e Bashkuar në atë periudhë.

Pas shtatë sezoneve në futbollin anglez, Gordon u rikthye në Skoci në vitin 2014, ku mbrojti portën e Celtic për gjashtë vite, përpara se të rikthehej te klubi i tij i zemrës, Hearts, ku kaloi sezonet e fundit të karrierës.

Në total, Gordon regjistroi 682 paraqitje në karrierën e tij, ndërsa për kombëtaren e Skocisë luajti 84 ndeshje.

Në Botërorin 2026, ai ishte portieri i dytë i përfaqësueses skoceze pas Angus Gunn, por mbeti pjesë e historisë si futbollisti më i vjetër i turneut.

“Doja që karriera ime të mos mbaronte kurrë, por duhej. I jetova ëndrrat e mia dhe për këtë jam mirënjohës”, deklaroi Gordon në mesazhin e tij të lamtumirës.

Një epokë e veçantë në futbollin skocez merr fund, me Craig Gordon që largohet si një nga portierët më të rëndësishëm të gjeneratës së tij.