Ballina Aktualitet EXIT POLL per Veriun: PD udhëheq në Shkodër, Kukës dhe Lezhë, PS...

EXIT POLL per Veriun: PD udhëheq në Shkodër, Kukës dhe Lezhë, PS në DIbër

132
0

Albanian Post ka publikuar rezultatet e Exit Poll, ku bazuar në ndarjen në bazë të qarqeve, koalicioni  PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore projektohet fitues në qarqet e veriut.

Kjo, me përjashtim të qarkut Dibër, ku PS merr 3 mandate dhe 2 mandate PD.

Mandatet shpërndahen mes dy forcave më të mëdha në vend PD dhe Partia Socialiste.

Konkretisht në qarkun Kukës mandatet shpërndahen 2 për koalicionin PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe 1 për PS.

Në qarkun Lezhë, PD merr katër mandate ndërsa Partia Socialiste 3 mandate.

Në qarkun Shkodër, mandatet ndahen 5 për Partinë Demokratike, 4 mandate për atë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Albanian Post konsistojnë edhe në rang kombëtar dhe në rang qarqesh, ku Partia Socialiste projektohet fituese e vetme me një shumicë parlamentare prej 79 mandatesh.

Sipas projektimit të Albanian Post, PS-ja ka marrë edhe votën popullore edhe në rang kombëtar, me 51.8% të votave, të cilat të shpërndara në qarqe rezultojnë në 79 mandate.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka arritur të marrë 38% të votave në rang kombëtar dhe duke parë shpërndarjen në qarqe, ato do të përkthehen në 54 mandate parlamentare për koalicionin e djathtë.

Më tej, janë Socialdemokratët e Tom Doshit, të cilët duket se finalizojnë sërish kur duhet dhe edhe me 2.2% të votave në rang kombëtar, ruajnë primatin e tyre të 3 mandateve në gjithë Shqipërinë.

Partia Mundësia e Agron Shehaj merr 3.6% të votave në rang kombëtar, por arrin të marrë vetëm 2 mandate, për shkak të shpërndarjes së gjerë të votave në gjithë Shqipërinë dhe përqendrimit vetëm në qarkun e Tiranës.

Në 1 mandat është Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në qarkun e Tiranës, por që Qorin do ta shihte vetë jashtë Parlamentit. Ai e kalon për pak pragun kombëtar dhe arrin të finalizojë me mandat.

Fushata e gjerë në media sociale ndërkohë, duket se ka qenë efikase për Lulzim Bashën, i cili mandatin personal e nxjerr dhe në rang kombëtar merr 1.4% të votave.

Surpriza është koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit, ku dallohet një rënie e madhe prej sondazheve dhe me 1.8% të votave në rang kombëtar, rezulton se nuk prodhon asnjë mandat.