Nga Endri Tafani
Ishte referendum popullor me votim shumë të qartë kundër Berishës.
Berisha e kishte mbyllur ciklin prej kohësh por këmbëngulja e tij dhe idhtareve të tij për ta mbajtur në krye të PD i dhuroi Ramës mandatin e katërt me një maxhorance katastrofale.
Modeli Berisha nuk ofron asgjë për PD përveç humbjes dhe problemi i madh është që asgjë nuk zgjidhet duke u larguar vetëm Berisha nga kreu i PD.
Sepse PD është mbushur plot me berishiste duke filluar nga ata të kastës se vjetër e deri tek më të rinjtë që janë kopje e keqe imitues e e modelit Berisha të diskursit publik dhe luftës politike.
Edhe sikur të dojë anëtarsia e PD t’i largojë do e ketë të vështirë se berishistet do jenë deputetë në Parlament dhe kanë kapur gjithë postet kyçe në PD.
Por duhen larguar të gjithë, përndryshe me këtë ritëm humbjesh që ofrohen nga modeli Berisha, Rama në 2029 kap 2/3 e Parlamentit.