Tifozët e Liverpoolit nuk patën mëshirë për Arsenalin dje (e diel) në derbi, kështu që gjatë ndeshjes midis dy ekipeve, pati ngacmime brutale në tribunat e stadiumit Anfield.
Ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2, dhe Liverpooli tashmë festoi titullin që Arsenali e ka pritur që nga viti 2004.
“Topçinjtë” i bënë nderim kampionëve të rinj të Ligës Premier përpara përballjes midis dy ekipeve duke qëndruar në radhë ndërsa “Reds” hynë në fushë.
Megjithatë, tifozët e Liverpoolit u frymëzuan veçanërisht, kështu që në tribuna u shfaqën banderola që ngacmonin rivalin më të madh këtë sezon.
Njëra prej tyre paraqiste një fotografi të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i veshur me një fustan zyrtar dhe një buqetë me lule.
“Gjithmonë shoqëruese e nuses, kurrë vetë nuse”, është përkthimi i kësaj shprehje, por kur përdoret për të përshkruar një person që gjithmonë ndodhet pranë suksesit apo që merr pjesë në arritjet e të tjerëve më shumë merr kuptim thënia: “”Gjithmonë pranë lavdisë, por kurrë vetë në qendër”.
As kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, nuk u harrua, pasi ia mori kamerën e fotografit të klubit pas fitores 3-1 të ekipit të tij ndaj Liverpoolit në shkurt të vitit 2024.
“Buzëqeshni, kampionë”, ishte mesazhi i shkurtër përkrah imazhit të tij në kartolinën që u shfaq gjithashtu në tribunat e Anfield dje.