Ballina Sport Degjeneron finalja e Kupës së Shqipërisë, 19-vjeçarët e Tiranës dhe Teutës grushta...

Degjeneron finalja e Kupës së Shqipërisë, 19-vjeçarët e Tiranës dhe Teutës grushta e dhunë në fushë

36
0

Finalja e Kupës së Shqipërisë për 19-vjeçarët degjeneroi në dhunë, teksa në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet nuk munguan në fushë as tifozët apo prindërit.

Të mërkurën (14 maj) me fillim nga ora 19:00 në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë u zhvillua finalja e Kupës së Shqipërisë për moshat deri në 19 vjeç. Në fund të sfidës ishte Teuta e Xhevahir Kapllanit që mposhti 1-2 Tiranën e Gazmend Xhepës. Teuta realizoi dopietë me Devit Dermiçani në minutat 57 dhe 88, ndërkohë që golin e vetëm për Tiranën e shënoi Valentin Përgjoni në minutën 90+3.

Fundi nuk ishte siç të gjithë do donin, pasi në fushë u panë grushte, shkelma, fjalor banal dhe skena të pahijshme për një lojë futbolli.

DHUNA – Fill pas fërshëllimës së arbitrit, Teuta nisi festën legjitime në fushë. Në këto momente lojtarët e Tiranës duket se nuk e kanë kapërdirë humbjen që i rrëzoi një kategori më poshtë, duke sulmuar durrsakët. Pas disa çasteve përleshje mes dy kampeve, sipas raportimeve gardhin rrethues e kaluan edhe disa tifozë dhe prindër të futbollistëve. Për fat nuk ka të lënduar nga skena të tilla që ndodhin me futbollistët e vegjël, që përpara rezultatit do duhet të mësojnë të jenë njerëz.