Ballina Politika Gara për 1 deputet në Durrës/ Ja cilët janë emrat e PD...

Gara për 1 deputet në Durrës/ Ja cilët janë emrat e PD në listën e hapur me më shumë vota

253
0

Numërimi i votave personale po vazhdon dhe në Durrës, ku deri më tani janë numëruar 456 kuti nga 493.

Nga Partia Demokratike do të jetë vetëm një emër që do të futet në parlament dhe deri më tani rezulton të jetë Arjan Ndoja, i përfolur dhe për shkarkimin nga vettingu.

Ndoja ka deri tani 7789 vota dhe ndiqet nga aktivisti i njohur Aulon Kalaja që ka 6890 vota.

Më pas e treta që ka pak mundësi të ja dalë mbanë është deputetja Andia Ulliri që ka 5084 vota.

Në Durrës Partia Demokratike ka 6 mandate, kurse Partia Socialiste ka 8 mandate.