Ballina Kronika Aksident në Kavajë-Plepa/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Kavajë-Plepa/ Makina përplas për vdekje këmbësoren

42
0

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 50-vjeçare ka ndërruar jetë pasi u përplas na një makinë teksa po kalonte rrugën.

“Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.