Ballina Kosovë Abdixhiku kritikon se Kosova po mbetet e izoluar dhe nënsanksione

Abdixhiku kritikon se Kosova po mbetet e izoluar dhe nënsanksione

85
0

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së Kosovës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 47 liderëve evropianë.

Në një postim publik, Abdixhiku ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, duke thënë se Kosova po mbetet nën sanksione, pa institucione funksionale dhe pa ndjenjën e urgjencës për kohën.

Evropa sot po zbarkon në Tiranë. E gjitha. Me plot 47 liderët e saj… Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione,” ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se për të tjerët shijimi i jetës së pushtetit është bërë qëllim në vete.

Ai e ka përgëzuar Shqipërinë për organizimin e suksesshëm të samitit, duke e cilësuar Tiranën si epiqendër të re rajonale që po ndërton të ardhmen evropiane.

“Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë. Por sot, ky rizgjim Kosovës kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet!”, përfundon reagimin e tij Abdixhiku.