Ballina Kosovë Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap...

Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së

81
0

Marta Kos kundërshton ndryshimet në Ligjin për Specialen: Do të ishin hap prapa për Kosovën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar ndryshimet e fundit në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe në kundërshtim me zotimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

Në një postim në platformën X, Kos ka bërë të ditur se ka zhvilluar një diskutim me kryenegociatorin e Kosovës, Jeton Zulfaj, lidhur me procesin e integrimit evropian dhe përparimin e vendit në reformat e kërkuara.

Ajo ka vlerësuar se, pavarësisht paqëndrueshmërisë institucionale gjatë dy viteve të fundit, Kosova ka shënuar rezultate në fushën e sundimit të ligjit, zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes, si dhe në procesin e afrimit me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA).

Megjithatë, Kos ka paralajmëruar se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara mund të kenë pasoja negative për rrugën evropiane të Kosovës.

Sipas saj, miratimi dhe zbatimi i këtyre ndryshimeve do të binin ndesh me zotimet e vendit ndaj BE-së dhe do të përbënin një hap serioz prapa në procesin e integrimit.

Komisionerja evropiane ka theksuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i pavarësisë së institucioneve gjyqësore mbeten kushte thelbësore për avancimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ajo ka nënvizuar se përmbushja e këtyre parimeve është e rëndësishme për përgatitjen e hapave të ardhshëm të vendit në rrugën drejt integrimit evropian.