Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, kryeministri Edi Rama bëri një deklaratë që u korrigjua menjëherë nga homologia e tij.
Rama, teksa fliste për afërsinë politike mes tyre, tha: “Të dy jemi socialistë. Ndoshta jo socialistët më të mirë, por ne fitojmë zgjedhjet.”
Pas kësaj deklarate, Frederiksen e ndërpreu me një buzëqeshje dhe e korrigjoi duke thënë: “Unë nuk jam socialiste.”
Rama, i habitur, reagoi duke pyetur: “Nuk jeni socialiste?”
Frederiksen e ritheksoi se ajo është socialdemokrate, ndërsa situata u kalua me të qeshura dhe buzëqeshje nga të dy krerët e qeverive, përpara se konferenca të vazhdonte me temat e tjera të rëndësishme.