Erion Veliaj ka reaguar sërish pas transferimit të tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Përmes një statusi në Facebook, Veliaj shprehet se kanë kaluar 31 orë deri në momentin kur është njoftuar se vendimi për transferimin është klasifikuar si sekret.
Sipas tij, mosvënia në dispozicion e aktit administrativ pengon mundësinë për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar atë në mënyrë efektive. Në postimin e tij, Veliaj kërkon autorizimin e Edi Ramës për klasifikimin si autoritet klasifikues.
Erion Veliaj i dërgoi një mesazh indirekt Edi Ramës nga qelia para pak ditësh, pasi postoi në mediat sociale një urim për studentët në Serbi.
Veliaj shkruante se protestat dhe lëvizjet studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’.
POSTIMI I PLOTË
U deshën 31 orë që më në fund të na thuhet se vendimi është sekret!
Pra, jo vetëm që nuk na vihet në dispozicion akti, por synohet të na mohohet edhe mundësia për ta njohur, kundërshtuar dhe ankimuar efektivisht atë.
Atëherë kalojmë në faqen tjetër të kësaj maskarade: nga arbitrariteti i vendimmarrjes te fshehja e saj pas sekretit shtetëror!
Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit të vendit që ju autorizon si autoritet klasifikues.







