Ballina Politika “Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit tregon përplasjen me Ramën”, Dervishi:...

“Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit tregon përplasjen me Ramën”, Dervishi: Një luftë civile ka filluar mes dy grupeve!

42
0

Një përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliaj e ka cilësuar gazetari Lutfi Dervishi transferimin në burgun e Fierit të kryebashkiakut të Tiranës.

Në një studio televizive ai tha se kjo tregon që dëmin më të madh vendit në këto momente nuk ia kanë bërë armiqtë e jashtëm dhe as njerëzit në rrugë, por vetvetes me tepricën e pushtetit që nuk e mbajnë dot më.

“Është krejt e qartë që kjo është një përplasje që ka me kryeministrin Rama, duke llogaritur momentin kur bëhet, thjesht postimin dhe aludimet për minim të autoritet të kryeministrit apo qeverisë duke patur parasysh zhvillimet e ditëve të fundit. Ajo që të shqetëson është të paktën me letrat në rregull se një ditë letrat do shikohen.

Një i burgosur kur lëvizet shkruhen edhe arsyet pse lëviz. Kjo tregon dy gjëra që dëmin më të madh vendit në këto momente nuk i kanë bërë armiqtë e jashtëm si psh. ANTIFA, as njerëzit në rrugë, por ia kanë bërë vetvetes me tepricën e pushtetit që nuk e mbajnë dot më”, tha ai

Sipas tij “një luftë civile që ka filluar të shfaqet mes dy grupeve. Dhe ky lloj tensioni prodhon gjendje karikature, dhe kjo zhvendoset në sfond të një krize të madhe që është krizë sociale, politike ekonomike dhe mendore”.

Dervishi thekson se parimi i lëvizjes apo transferimit është gjithmonë gjeografik.

“Ideja është që nëse çdokush vepron sipas ligjit nuk kemi asnjë telash, në momentin kur fillojnë akrobacitë dhe lëvizja konsiderohet si sekret shtetëror. Parimi i lëvizjes është gjithmonë gjeografik”.