Ballina Aktualitet Pas transferimit të Veliajt dhe Agasit në Fier, Sadleva Bodo delegon kompetencat...

Pas transferimit të Veliajt dhe Agasit në Fier, Sadleva Bodo delegon kompetencat te zëvendësi

53
0

Pasi firmosi transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe Ergys Agasit nga burgu i Bradasheshit po në Fier, Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat te zëvendësi i saj, Anesti Kapllani.

Sipas urdhrit të firmosur më 28 tetor, Kapllani do të ushtrojë të gjitha kompetencat e funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, nga ora 08:40 e datës 29 tetor deri në orën 13:00 të datës 1 nëntor.

Në dokumentin zyrtar përcaktohet se gjatë periudhës së delegimit, Anesti Kapllani duhet të përshtatë punën me porositë e titullarit, duke shmangur ndryshimet thelbësore që nuk janë të domosdoshme në rrethana të posaçme.

Gjithashtu, zëvendësdrejtori duhet të informojë në mënyrë të detajuar, në rrugë elektronike, Drejtorin e Përgjithshëm për aktivitetin ditor, në përfundim të orarit zyrtar.

Vendimi:

Tiranë më 28.10.2026

URDHËR  PËR DELEGIM AUTORITETI

Në zbatim të Ligjit 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Ligjit Nr. 129/2024 për disa ndryshime në Ligjin 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, në Urdhrin nr. 122, datë 13.02.2025 të Ministrit të Drejtësisë, të ndryshuar me urdhër nr. 135, datë 19.02.2025. “Për miratimin e rregullores “Për përcaktimin e metodave të brendshme të punës e sjelljen e personelit të Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve dhe të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”:

URDHËROJ:

Delegimin e autoritetit Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, tek Z. Anesti Kapllani me detyrë Zv.Drejtor i Përgjithshëm.
Ushtrimi i autoritetit të deleguar në këtë urdhër është i vlefshëm nga data 29.10.2026, ога 08:40, deri në datën 01.11.2026, oга 13:00.
Gjatë kësaj periudhe i ngarkuari me detyrë duhet të përshtasi punën me porositë e titullarit, duke mos synuar ndryshime themelore që nuk kërkohen patjetër në rrethana të posaçme
Autoriteti i deleguar në këtë urdhër nënkupton ushtrimin nga Z. Kapllani të të gjithë kompetencave të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Në përfundim të orarit zyrtar Z. Kapllani, informon në mënyrë të detajuar në rrugë elektronike në lidhje me aktivitetin ditor tek Drejtori i Përgjithshëm.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

SADLEVA BODO

Pas transferimit të Veliajt dhe Agasit në Fier, Sadleva Bodo delegon