Ballina Rajoni Dyshohet se vodhën tubat e bakrit të gazit/ Shpërthimi tragjik në Athinë...

Dyshohet se vodhën tubat e bakrit të gazit/ Shpërthimi tragjik në Athinë që vrau 6 persona, arrestohen tre të dyshuar

31
0

Policia greke ka arrestuar 3 persona,2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.

Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës.

Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare, Florin, Flirida Hoxha, Iris Cani, Ian Kirpractik, shtetasja greke Athina Papapresku dhe shtetasi britanik Endmond Hings.

Burime policore i thanë Top Channel se janë ndaluar në total 5 persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj 3 prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë. 3 të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.