Ballina Rajoni “Befason” Nexhmedin Spahiu, takohet me ministrin e Jashtëm serb, në Beograd

“Befason” Nexhmedin Spahiu, takohet me ministrin e Jashtëm serb, në Beograd

19
0

Profesori dhe analisti politik Nexhmedin Spahiu ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Djurić, në zyrën e këtij të fundit në Beograd.

Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë në fokus të diskutimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Nuk janë dhënë ende detaje zyrtare mbi temat e trajtuara gjatë takimit, por burime jozyrtare bëjnë të ditur se është diskutuar për çështje të ndërlidhura me dialogun Kosovë–Serbi dhe perspektivën e bashkëpunimit rajonal.

“Me ministrin e jashtëm serb, Marko Djurić, në zyrën e tij në Beograd”, shkruan ai.

Spahiu, i njohur për qëndrimet e tij publike mbi raportet shqiptaro-serbe, nuk ka dhënë një deklaratë për media pas takimit.

Takimi është parë nga disa analistë si një sinjal për përfshirjen e mëtejshme të figurave akademike dhe intelektuale në proceset diplomatike të rajonit.