Ballina Aktualitet Hapet parulla dhe nis kori në ndeshjen e Shqipërisë: Rama jepe dorëheqjen

Hapet parulla dhe nis kori në ndeshjen e Shqipërisë: Rama jepe dorëheqjen

39
0

Një tjetër parullë me nota proteste kundër qeverisë, në stadiumin “Air Albania” teksa luhet dueli mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.

Në sektorin ku qëndron tifogrupi “Tifozat Kuq e Zi”, u shpalos një parullë ku shkruhej “Arrestoni Ramën”, ndërkohë që menjëherë pas kësaj, nisi kori: Rama jepe dorëheqjen.

‘Rama jepe dorëheqjen’ ka oshëtirë sot në mbrëmje në stadiumin “Air Albania’ ku po luhet dueli mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Në sektorin e tifozëve u shfaq dhe një banderolë e madhe ku shkruhej ‘Arrestoni Ramën’.

Në Tiranë sot u shënua dita e 119-të e protestave kundër qeverisë Rama. Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij e përfshirë në korrupsion e skandale, si dhe krijimin e një qeverie teknike e cila do të çonte vendin në zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike.