Ballina Ekonomia Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

Naftë pa taksa për fermerët, qeveria thjeshton aplikimin deri më 30 maj

24
0

Fermerët mund të aplikojnë për naftë pa taksa përmes një procedure të thjeshtuar nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 maj dhe vitin e kaluar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Qeveria ka lehtësuar procedurat për fermerët që aplikojnë për naftë pa taksa në bujqësi, në kuadër të skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025.

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë miratuar një udhëzim të ri që thjeshton dokumentacionin gjatë aplikimit.

Fermerët duhet të provojnë aktivitetin bujqësor me një faturë inputesh ose shitje prodhimi.

Udhëzimi kërkon edhe dokumente për pronësinë e tokës, përfshirë certifikata, apo kontrata qiraje.

Këtë vit fermeri që e punon tokë, qoftë ai që është pronar apo ai që e përdorë me një kontratë qiraje apo huapërdorje përpos dokumenteve të nevojshëm në aplikim për identifikim e parcelës apo dokumentit të pronësisë duhet që të dorëzoje dhe një faturë të dorëzimit të prodhimit apo të blerjes të inputeve të farave apo të plehrave kimike.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj 2025. Nga kjo skemë, vitin e shkuar përfituan mbi 52 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Mbështetja me naftë vijon si në vitet e shkuara. Është një ndihmë që mbështetet në sipërfaqe dhe kulturat e mbjella nga fermerët. Pra kemi një diferencim të çmimeve por kjo ka qenë dhe në vitet e tjera në skemën mbështetëse.”