Luka Modric pritet të qëndrojë në Real Madrid edhe për një vit tjetër. Ky është lajmi që gazetari Miguel Ángel Toribio e raportoi në “Radio MARCA” si një kërkesë e shprehur nga Xabi Alonso kur të formohet skuadra e sezonit të ardhshëm.
Trajneri i lindur në Tolosa, i cili do të marrë drejtimin e Realit pas disa javësh, thuhet se e konsideron përvojën e kroatit si një pikë të rëndësishme në lidership.
Mesfushori, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025, do të luante edhe një sezon te Real Madridi, duke mbërritur në atë që do të ishte sezoni i tij i katërmbëdhjetë në klub.
Një zgjatje surprizuese e kontratës për një lojtar që do të mbushë 40 vjeç shtatorin e ardhshëm dhe që ka luajtur role gjithnjë e më pak nën drejtimin e Carlo Ancelottit këtë sezon.
Rinovimi i kontratës me futbollistin e Zadarit do të ishte lëvizja e dytë e Xabi Alonsos pas nënshkrimit të Dean Huijsen. Ky lajm vjen edhe para se të njoftohet emërimi i tij zyrtar si trajner.