Ballina Kulturë Album i ri? Shkodra Elektronike: Përgatituni për këngë më të guximshme!

Album i ri? Shkodra Elektronike: Përgatituni për këngë më të guximshme!

0
37

Shkodra Elektronike, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, së shpejti do të vijë me një album të ri.

Këtë e bëri të ditur për emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon edhe Zefina Hasani, autore e “Fest ’63” dhe pjesëmarrëse e ekipit të Shqipërisë në Bazel.

Ajo tregoi se i ka dëgjuar këngët, madje u shpreh se janë më të guximshme.

“Ata e kanë planin gati. Unë i kam dëgjuar këngët e reja, që ato do t’i sjellin tek albumi i tyre dhe ju siguroj që janë shumë më të bukura se ‘Zjerm’. Në të njëjtin stil, por më guximshëm. Janë këngë që janë realizuar para Eurovizionit dhe para festivalit të RTSH-së. Unë ju thashë, pse nuk erdhët me një nga këto këngët në RTSH, por erdhët me “Zjermin”, por struktura e këngëve ishte me minutash më të gjatë sesa i kërkon Festivali i Këngës dhe nuk kanë dashur t’i prekin, por janë këngë fantastike.”

Shqipëria u rendit e teta në “Eurovision 2025”, që u zhvillua në Bazel, Zvicër. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike grumbulloi 218 pikë në total.