Ballina Politika Berisha vazhdon akuzat për zgjedhjet: U shkel karta e Kopenhagen! Mediat të...

Berisha vazhdon akuzat për zgjedhjet: U shkel karta e Kopenhagen! Mediat të zëvendësojnë fjalën ‘zgjedhje‘ me ‘farsë zgjedhore‘

34
0

Sali Berisha ka dalë sërish në konferencë dhe vijon akuzat për manipulim të zgjedhjeve. Duke mos pranuar asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë, kreu i PD përsëriti sërish se  procesi i 11 majit nuk ishte i lirë dhe i ndershëm, duke pretenduar se është shkelur karta e Kopenhagen.

Ai iu drejtua mediave që të mos përdorin termin “zgjedhje“ por “farsë elektorale“.

“Në ligjet ndërkombëtare, kartën e Kopenhagën për zgjedhje të lira, kushtetutën e vendit dhe Kodin zgjedhor kërkohet që në një proces zgjedhor të zvvillohet në përputhje me përcaktimet e këtyre ligjeve, parimeve në të kundërt ai nuk është një proces zgjedhor por një farsë zgjedhore. Ndaj edhe unë kërkoj mirëkuptimin e mediave, të heqin nga fjalori i tyre, zgjedhje dhe të zëvendësojnë me fjalën farsë zgjedhore. Kjo sepse këto zgjedhje, në këto zgjedhje, u shkelën parimet më themelore të zgjedhjeve të drejta për të cilët Shqipëria ka firmosur dokumentin e Kopenhagen. Shqipëria ka mishëruar parimet e këtij dokumenti në kushtetutë dhe kod zgjedhor. Ajo që ka ndodhur me 11 maj dhe të gjithë periudhën pararendëse, përmbysje e plotë e parimeve më themelore të zgjedhjeve të lira, të cilat kërkojnë që zgjedhësit të shprehin mendimin e tyre lirshëm për përfaqësuesit të zgjedhjeve. Është bërë tashmë e njohur se kontrolli i vullnetit të zgjedhësve ishte i shumëformësh dhe i përhapur në mbarë vendin.”