Ballina Sport Arteta: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

Arteta: Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim

0
31

Pasi siguroi matematikisht një vend në Champions League skuadra er Arsenal ka nisur nga puna për të përforcuar grupin me element cilësorë. Presidenti Josh Kroenke, drejtori sportive Andrea Berta dhe trajneri Mikel Arteta janë takuar dhe kanë biseduar për merkaton e verës.

“Ne planifikojmë të investojmë për të fituar dhe për të bërë më mirë sezonin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi drejtorin tonë sportiv i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë. Ai është pjesë e një skuadre të unifikuar dhe të forte, i qartë në atë që duhet të bëjë për ekipin”, tha Mikel Arteta.

“Ne të gjithë duam të njëjtën gjë.

Ne jemi po aq të uritur për sukses sa të tjerët dhe kjo vlen për të gjithë ata që punojnë për klubin. Kjo nuk është diçka e re.

Pronarët gjithmonë mbështesin ekipin, klubin, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe nuk do të jetë ndryshe në verë”, shtoi trajneri i Arsenal.

Më tej, trajneri spanjoll tha: “Duhet të jemi shumë të zgjuar me vendimet që marrim.

Natyrisht ne kemi nevojë për lojtarë, sepse skuadra është shumë e shkurtër dhe po humbasim katër ose pesë lojtarë që i mbarojnë kontratat apo huazimet e tyre. Ndaj duhet të punojmë me kujdes”.