Ballina Aktualitet Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

7
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se një operacion i suksesshëm u realizua nga djemtë dhe vajzat e Forcës Detare.

Anija shqiptare Butrinti P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje u ka ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, ku mes tyre ishin edhe 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë.

Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.