Ballina Bota Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen...

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen masat në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën

39
0

Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën dhe po rrit mbrojtjen për përfaqësuesit e vendit të tij, pas sulmit me armë të mërkurën në mbrëmje në Uashington, ku humbën jetën dy punonjës të ambasadës.

Zyra e Netanyahut njoftoi në platformën X se Kryeministri izraelit kishte kontaktuar me Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-ve, Pam Bondi, për t’u informuar rreth autorit të dyshuar dhe për dy viktimat – një çift i ri që do të fejoheshin së shpejti.

Sipas njoftimit të zyrës së tij, Bondi shprehu trishtimin e saj të thellë ndaj Netanyahut dhe shtoi se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, po kontribuon në menaxhimin e situatës. Ajo gjithashtu deklaroi se autori do të përballet me drejtësinë.