Ballina Politika “‘Treni bullgar’ doli na shinat dhe mbeti në Pekisht”/ Karta ID, fletë...

“‘Treni bullgar’ doli na shinat dhe mbeti në Pekisht”/ Karta ID, fletë votimi dhe narko-euro, Berisha denoncon: Në bar kafenenë e një vëzhguesi të PS u gjetën materiale zgjedhore

36
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast të mundshëm të manipulimit zgjedhor në fshatin Pekisht të Elbasanit. Sipas tij, pas një informacioni të marrë nga Blendi Himçi, janë gjetur materiale zgjedhore dhe sasi të konsiderueshme narko-euro në barin e kryeplakut të fshatit, Dervish Beqiri, i cili është vëzhgues i besuar i Partisë Socialiste.

Berisha ka deklaruar se Himçi ka vizituar barin në mëngjes herët dhe ka gjetur fletë dhe lista votimi që “flinin” prej disa netësh, si dhe karta identiteti dhe sasi të konsiderueshme narko-euro.

Ky denoncim vjen në një kohë kur Partia Demokratike ka ngritur shqetësime të tjera për mundësinë e manipulimeve zgjedhore dhe përdorimin e parave të paligjshme në fushatat elektorale. Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe përdorimin e parave të drogës për të ndikuar në zgjedhje.

“‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit.
Doli nga shinat dhe mbeti aty.
Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro.
Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur.
Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush.
Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit.
Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293.
Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh.
Kjo është tavolina e krimit elektoral.
Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni.
Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës”, tha ai.